Takohuni me nënën që nisi Ice Bucket Challenge
1,112,257 plays|
Nancy Frates |
TEDxBoston
• October 2014
Kur 27-vjeçari Pete Frates dëmtoi kyçin e dorës së tij në një loje bejzbolli, ai mësoi një diagnozë të papritur: nuk kishte thyer kockën, por vuante nga ALS. E njohur gjithashtu edhe si sëmundja e Lou Gehrig, ALS shkakton paralizë dhe vdekje - nuk ka kurim. Por sidoqoftë, Pete pa një mundësi për të rritur ndërgjegjësimin mbi këtë sëmundje. Në një bisedim të guximshëm, nëna e tij Nancy Frates tregon historinë se si familja zhvilloi ASL Ice Bucket Challenge dhe mori kënaqësinë e veçantë të të parit të shumë personave, nga Justin Timberlake tek Bill Gates, të behen pjesë e saj. Në qoftë se ju e pranuat këtë sfidë, ju lutemi bëni hapin tjetër: shpërndajeni këtë bisedim ashtu siç bëtë me videon tuaj.